Bashkimi Evropian investon €81 milionë Euro në mbështetje të reformave në Shqipëri (13/11/2012)


NJOFTIM PER MEDIAN


Bruksel, 12 nëntor 2012

Qytetarët shqiptarë do të përfitojnë nga mbështetja financiare e Bashkimit Evropian për përpjekjet e reformave të vendit. Fondet do të përdoren në mbështetje të prioriteteve kyçe siç janë reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar, dhe reforma në sistemin e administratës publike. Kjo mbështetje po ashtu do të përmirësojë infrastrukturën e trasportit, të furnizimit me ujë dhe atë sanitare të Shqipërisë si dhe do të krijojë një sërë shërbimesh për përfshirjen sociale.

"Prej shumë vitesh tashmë, qytetarët shqiptarë kanë treguar një mbështetje të fortë për anëtarësimin e vendit të tyre në Bashkimin evropian. Ata e dinë që jetë a tyre e përditshme do të përmirësohet duke ecur përpara përgjatë rrugës drejt Bashkimit Evropian. Ecja përpara në në këtë rrugë do të varet nga kapaciteti I Shqipërisë për të përforcuar këtë objektiv kombëtar dhe për të kryer reforma. Bashkimi Evropian mbetet I angazhuar për ta mbështetur Shqipërinë për të arritur këtë qëllim dhe unë kam besim që programi I ndihmës së këtij viti do të inkurajojë në mënyrë të dukshme një ritëm të qëndrueshëm reformash në vend" tha Komisioneri Füle. 

Fondet e programuara sot në programin e ndihmës financiare vjetore për 2012 që I jepen Shqipërisë në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) kanë patur një rritje shtesë prej €15 milionë eurosh bashkëfinancim me autoritetet shqipatre.

Fondet do të financojnë projekte konkrete në fushën e reformave në drejtësi dhe do të përmirësojnë performancën e Policisë Shqiptare të Shtetit. Këto fonde do të ndihmojnë në ndrërtimin e gjykatës së re të Tiranës dhe do të ristrukturojnë dy pika kalimi ndërkufitare.

Do të krijohet një system kontrolli financiar dhe menaxhimi tek autoritetet lokale dhe kombëtare për të përmirësuar efikasitetin e inspektimeve financiare. Kjo do të kontribuonte në përdorimin transparent dhe të drejtpërdrejtë të fondeve publike nga ana e qeverisë shqiptare.

Financimi i infrastrukturës do të kontribuojë në ndërtimin e mbikalimit të Rrogozhinës, duke përmirësuar kështu trasportin rrugor dhe sigurinë në rrugë. Këto fonde do të shërbejnë po ashtu për të rehabilituar sistemin e kanalizimeve në Vlorë, financim nga I cili Komisioni Evropian pret që të përfitojë industria e turizmit në këtë zonë dhe përreth saj.


Për më tepër:

Sfondi historik

Që nga 2007, vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian kanë përfituar nga fonde të fokusuara nga Bashkimi Evropian dhe mbështetje nga një kanal I vetëm – Instrumenti I Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA). Shuma totale e ndihmës së para-anëtarësimit për periudhën 2007-2013 është €11.5 bilionë Euro. IPA konsiston në pesë komponentë:

Komponenti I: Ndihma e tranzicionit dhe Ndërtimit Institucional – programi vjetor kombëtar
Komponent II: Bashkëpunimi Ndërkufitar
Komponenti III: Zhvillimi Rajonal
Komponenti IV: Zhvillimi i Burimeve Njerëzore
Komponenti V: Zhvillimi Rural

Ekzekutimi i ndihmës së para-anëtarësimit fillon me përcaktimin nga Komisioni Evropian të qëllimeve të ndihmës në terma dhënies së fondeve në mënyrë indicative. Kjo pasohet nga miratimi I dokumentit startegjik të programit IPA, p.sh. Dokumenti I Planifikimit Indikativ shumëvjeçar, bazuar në nevojat specifike të vendit dhe vendosja e prioriteteve për ndihmën financiare të Bashkimit Evropian për periudhën 2011-2013. Hapi në vazhdim është përgatitja, së bashku me përfituesit, të programeve për të përcaktuar kuadrin e financimeve vjetore. Dhe së fundmi, programet vihen në zbatim nëpërmjet projekteve specifike në vend apo në nivel rajonal.

Për më shumë informacion:

Albania financial assistance