Studim fizibiliteti për përmirësimin e infrastrukturës së mbrojtjes nga përmbytjet në Shqipëri - rasti i lumit të Matit (16/09/2011)

Tiranë, 16 shtator 2011

NJOFTIM PËR SHTYP

Drejtoria e Zgjerimit e Komisionit Evropian në kuadrin e Investimit për Ballkanin Perëndimor dhe Kontratës për Projektin e Infrastrukturës, e cila zbatohet nga Konsorsiumi COËI-IPF, ka fillua në muajin Maj 2011 Projektin: Studim Fizibiliteti për përmirësimin e Infrastrukturës së Mbrojtjes nga përmbytjet në Shqipëri. Projekti planifikohet të mbarojë në Shkurt 2012.

Përmirësimi i mbrojtjes dhe menaxhimit të përmbytjes në Shqipëri ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare për shkak të përmbytjeve të rënda në dekadat e fundit në zonat bregdetare të pjesës qëndrore dhe veriore të vendit. Përgjatë lumenjve që kërcënojnë komunitetet, përmbytja e Lumit të Matit ndikon rreth 45 mijë njerëz dhe më shumë së dhjetë mijë familje. Projekti synon zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse ndaj përmbytjeve në zonat e poshtme të rrjedhës së lumit, i cili është i përfshirë në një plan menaxhimi përmbytjesh më kompleks dhe afat-mesëm. Sot, projekti është në fazën e tij fillestare: po analizohen efektet e mundshme të përmbytjeve, duke përfshire aspektin social, ekonomik dhe mjedisor gjithashtu.

Studimet paraprake tregojnë se përmbytja e Lumit të Matit përbën kërcënim real për banorët dhe ekonomitë vendase të fshatrave fqinje. Përmbytjet, të cilat sipas statistikave ndodhin çdo 50 vjetë, ndodhin në zona të konsiderueshme në komunat Fushë Kuqe, Milot, Shënkoll dhe Zejmen, për shkak të dëmtimit të digave dhe ndryshimit të rrjedhës së lumit, shkaktuar nga procese natyrore dhe njerëzore si minierat, ndërtimet, hedhja e mbeturinave, etj., në zonat e përmbytura.

Plani afat-mesëm i menaxhimit synon të japë një përgjigje të pështatshme ndaj këtyre sfidave. Është planifikuar që fizibiliteti i masave institucionale dhe të infrastrukturës të bëhet në mënyrë të tillë që të arrihet një zgjidhje me kosto sa më të ulët për të reduktuar rrezikun e përmbytjes. Këto masa pritet të sjellin përfitim për komunitetet lokale në mënyrë që të lehtësohet zhvillimi i qëndrueshem i rajonit, ku lumi përbën kryesisht një pasuri mjedisore të rëndësishme dhe jo një kërcënim.

Takimi i parë për këtë projekt do të zhvillohet në 16 Shtator, ora 10:00, në Hotel Tirana International.

 

Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Artes Butka
Përgjegjëse për Shtypin dhe Informacionin
Tel: + 355 4 222 8320, + 355 4 222 8479
Fax: + 355 4 223 0752
E-mail: artes.butka@eeas.europa.eu 
Delegation's ëebsite: ëëë.delalb.eeas.europa.eu