Të drejtat e njeriut

Të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti ligjor janë vlera themelore për Bashkimin Evropian.

BE-ja kërkon të sigurojë që të gjitha të drejtat e njeriut – qofshin ato civile, politike, ekonomike, sociale apo kulturore – të respektohen kudo, siç përcaktohet në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe të riafirmuara nga Konferenca Botërore për të Drejtat e Njeriut e vitit 1993. Ajo promovon gjithashtu edhe të drejtat e grave, fëmijëve, pakicave si dhe personave të shpërngulur.

Traktati i Lisbonës, i cili përcakton bazën ligjore dhe institucionale për BE-në, e bën të qartë se Bashkimi Evropian do të drejtohet nga parimet e mëposhtme: demokracia, shteti ligjor, gjithanshmëria dhe pandashmëria e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore, respekti për dinjitetin njerëzor, parimet e barazisë dhe solidaritetit, si dhe respekti për parimet e Statutit të Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare. Këto parime përforcohen nga Statuti i të Drejtave Themelore të BE-së, i cili i përfshin të gjitha këto të drejta në një tekst të vetëm .

Megjithëse BE-ja në përgjithësi ka një histori të mirë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ajo kërkon më shumë se kaq. BE-ja lufton racizmin, ksenofobinë dhe llojet e tjera të diskriminimeve me baza fetare, gjinore, moshe, paaftësie fizike dhe orientimi seksual. BE-ja është në veçanti e preokupuar për të drejtat e njeriut në lidhje me azilin dhe emigracionin.

Bashkimi Evropian e ka kthyer mbështetjen e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë në një aspekt qendror të politikës së saj për marrëdhëniet me jashtë . Është duke u zhvilluar një gamë programesh dhe aktivitetesh, të cilat përfshijnë:

Mbështetja e të drejtave të njeriut dhe demokracisë tani merren gjithmonë në konsideratë gjatë procesit të vendimmarrjes dhe procesit të implementimit të politikave. Për shembull, të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit dhe ato tregtare përmbajnë një klauzolë e cila përcakton se të drejtat e njeriut janë një element themelor në marrëdhëniet mes palëve.

Gjithashtu, janë vënë në dispozicion rreth 1,1 miliardë Euro financime të BE-së përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut ( EIDHR ) për periudhën 2007-2013 për të ndihmuar OJQ-të vendase dhe ndërkombëtare në promovimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën.