Bashkëpunimi Teknik dhe Financiar

Përkushtimi politik dhe financiar i Bashkimit Europian për Kosovën ka dy aspekte.  BE-ja ofron ndihmë  për ndërtimin e  institucioneve kosovare, dhe zhvillimin socio-ekonomik, e po ashtu jep një kontribut të rëndësishëm në praninë ndërkombëtare në Kosovë.

Duke ju përgjigjur kërkesave të Këshillit për të përdorur instrumentet e komunitetit për të promovuar zhvilllimin politik dhe ekonomik të Kosovës, Komisioni organizoi një konferencë donatorësh në Bruksel me 11 korrik 2008. Autoritetet kosovare paraqitën Kornizën e Shpenzimeve Afat-Mesme 2009-11, ku paraqitej një mungesë prej €1.1 miliard për zhvillimin socio – ekonomik për tri vitet e ardhshme. Një shumë prej €1.2 miliard u zotua nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë €100 milionë  për detyrimet pasive të kushtëzuara. KE zotoi €508 milionë, duke fiksuar kështu Mjetet e Asistencës për Para-anëtarësim (IPA) dhe ndihmat Makro-Financiare (MFA) që do të jepen gjatë kësaj periudhe. Shtetet anëtare të Bashkimit Europian zotuan edhe €286 milion tjera nga buxheti i ndihmave dy-palëshe.

Në 2010 Kosova pranoi €67.3 milionë të asistencës financiare nën Instrumentin e Asistencës për Para-anëtarësim (IPA).Për 2011 janë parashikuar €68.7 milionë. Programi i 2010 mbulon 11 sfera nga tri kategori të mëdha: kriteri politik, kriteri ekonomik, dhe standardet europiane. Projektet janë përgaditur në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet dhe përfituesit në Kosovë, si dhe në bashkëpunim me donatorët tjerë.

Ndarja financiare për Kosovën për periudhën 2007-2011 është si në vijim:

2007200820092010201120122013Total
 68.3184.7106.167.368.770.0107.2672.3
Të implementuara nga Zyra ndërlidhëse e KE62.0147.7106.165.1   
Të implementuara nga Drejtorati për Zgjerim6.337 2.2   

Për më shumë informata rreth fondeve IPA për Kosovë ju lutem vizitoni këtë link

IPA Programi Vjetor 2007:

  • Përshkrimi i Programit pdf - 16 KB [16 KB] English (en)
  • Vendimi i Komisionit pdf - 17 KB [17 KB] English (en)
  • Propozimet Financiare pdf - 87 KB [87 KB] English (en)
  • Përmbledhja e Projekteve pdf - 35 KB [35 KB] English (en)
  • Projektet IPA të vitit 2007 zip - 968 KB [968 KB] English (en)

IPA   Programi Vjetor 2008:

  • Përshkrimi i programit pdf - 14 KB [14 KB] English (en)
  • Vendimi i Komisionit dhe Propozimet Financiare pdf - 118 KB [118 KB] English (en)
  • Përmbledhja e Projekteve pdf - 33 KB [33 KB] English (en)
  • Projektet IPA të  vitit 2008 zip - 2 MB [2 MB] English (en)

IPA Programi Vjetor II 2008:

  • Përshkrimi i programit pdf - 12 KB [12 KB] English (en)
  • Vendimi i Komisionit dhe Propozimet Financiare pdf - 91 KB [91 KB] English (en)
  • Përmbledhja e Projekteve pdf - 20 KB [20 KB] English (en)
  • Projektet IPA II të vitit 2008 zip - 266 KB [266 KB] English (en)

IPA   Programi Vjetor 2009:

  • Vendimi i Komisionit dhe Propozimet Financiare pdf - 88 KB [88 KB] English (en)
  • Përmbledhja e projekteve pdf - 32 KB [32 KB] English (en)
  • Projektet IPA të vitit 2009 zip - 2 MB [2 MB] English (en)

IPA   Programi Vjetor 2010:

  • Vendimi i Komisionit dhe Propozimet Financiare pdf - 96 KB [96 KB] English (en)
  • Projektet IPA të vitit 2010 zip - 2 MB [2 MB] English (en)

Shembuj të projekteve të financuara nga BE-ja mund t'i gjeni në web faqen e listës së projekteve dhe rasteve të studimit.

Programet vjetore të Instrumentit për Para-anëtarësim janë të projektuar në përputhje me Dokumentet e Programimit Shumë-Vjetor (MIPDs). Ato miratohen nga Komisioni pas konsultimeve me përfituesit dhe palët e interesuara të këtyre programeve. Në rastin e Kosovës, ato implementohen nga menaxhmenti qendror.

Në të kaluarën, BE i ka ofruar ndihmë Kosovës nëpërmjet instrumenteve të ndryshme financiare, përfshirë këtu Ndihma Komunitare për Ri-ndërtim, Zhvillim dhe Stabilizim (CARDS), ndihmë makro-financiare dhe  ndihmë humanitare.

Kosova gjithashtu përfiton nga projektet e TAIEX dhe Twinning, programeve të BE për shkollimin e lartë si Tempus dhe Erasmus Mundus si dhe 
Instrumenti Europan për demokraci dhe të drejtat e njeriut.