Dialogu i SAP-it

SAP është instrumenti kryesor i dialogut në mes të qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Europian në kornizën e procesit  për Stabilizim Asociim të BE-së.

Qëllimi kryesor i i takimeve politike dhe teknike të Dialogut të SAP është përcjellja dhe monitorimi i reformave në Kosovë dhe Procesit të përafrimit në BE, në veçanti në lidhje me prioritetet e caktuara  në Partneritetin Europian dhe të miratuara nga Këshilli Europian me 18 shkurt 2008.

Takimet e Dialogut të SAP mbahen bashkarisht nga Komisioni Europian dhe Qeveria e Kosovës. Rezultati i cdo takimi është një plan mbi vazhdimësinë e nismave që do të ndërmarrin autoritetet e Kosovës.

Mbledhjet Plenare mbahen një herë në vit. Mbledhja e parë plenare e STM u mbajt në mars 2003, më e fundit – takimi i parë i Dialogut të SAP me 6 korrik 2010.

Takimet specifike sektorale janë krijuar për të thelluar diskutimet teknike në këto fusha: drejtësi, liri dhe siguri, inovacion, shoqëria e informacionit, politika sociale, bujqësi, peshkimi, pylltari, siguri e ushqimit, tregu i brendshëm, konkurencë, mbrojtje e shëndetit dhe konsumatorit, tregti, industri, dogana, tatime, transport, energjitike, mjedis, zhvillim rajonal, cështjet ekonomike dhe fiskale. Këto takime sektorale mbahen një herë në vit dhe përbëjnë platformën  e diskutimit dhe implementimit të reformave në praktikë.

Dialogu me Kosovën vazhdon midis dhe pas takimeve. Koha në mes të takimeve lejon implementimin e rekomandimeve dhe planit të vazhdimësisë të nismave të negociuara.

Që nga 2010, Dialogu për Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit ështe zgjeruar duke rritur përfshirjen e shoqërisë civile. Para çdo takimi të SAPD, agjenda e bisedimeve diskutohet me organizatat e shoqërisë civile. Rezultatet e këtyre bisedimeve merren parasysh në dialogun në mes Komisionit Europian dhe Qeverisë së Kosovës.

Back to Marrëdhëniet politiko-ekonomike