Dialogu me Shoqërinë Civile

Organizatat e shoqërisë civile luajnë një rol të rëndësishëm në vendet kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësimin në BE. Puna e tyre luan një rol kyç në mbarëvajtjen dhe cilësinë e procesit të pranimit, si dhe gjenerimit të përkrahjes publike për anëtarësimin.

Përgjegjësia për forcimin e rolit dhe ndikimit të shoqërisë civile në shtetet kandidate bie së pari mbi vetë këto shtete. Megjithatë, Komisioni Europian është i gatshëm të japë ndihmën e tij për zhvillimin e shoqërisë civile në këto vende.

Përveç rritjes së ndjeshme të ndihmës financiare për projektet mbi shoqërine civile nën Instrumentin e asistencës për para-anëtarësim (IPA) dhe Instrumentit Europian për Demokraci dhe të Drejtat e njeriut (EIDHR), Komisioni planifikon që të vazhdojë të  përmirësojë konsultimet me përfaqësuesit  e shoqërise civile, dhe të marrë masa të tjera përngritjen e shoqërisë civile si p.sh duke përmirësuar koordinimin e donatorëve dhe duke vijuat përpjekjet për mundësinë e udhëtimit pa viza për qytetarë e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale.

Gjatë konferencës për "Zhvillimin e Shoqërisë Civile në Evropën Juglindore: Ta ndërtojmë  Europën së Bashku", mbajtur në Bruksel me 17-18 prill 2008, është rënë dakort që midis Komisionit dhe organizatave të shoqërisë civile të vendeve te zgjerimit të vendoset një dialog i përhershëm, i mbajtur përmes takimeve të rregullta, formati dhe koha e të cilave do të caktohet në të ardhmen.

Përveç këtyre takimeve, është parashikuar edhe krijimi i një platforme virtuale për organizatat e shoqërisë civile të vendeve kandidate dhe kandidate potenciale, me qëllim zgjerimin e dialogut, shkëmbimin e praktikave të mira, kërkimin e partneriteteve dhe zhvillimin e projekteve specifike.

Zyra ndërlidhëse e KE në Kosovë është e përfshirë në një dialog të rregullt me organizatat e shoqërisë civile në Kosovë gjatë hartimit të Raportit të Progresit, por edhe në vazhdim. Çdo vit, Zyra ndërlidhëse e KE  fton organizatat e shoqërisë civile të ofrojnë të dhëna për ushtrimin vjetor të raportit dhe të diskutojnë mbi të pas publikimit.

Para draftit te Raportit të Progresit, organizatat e shoqërisë civile ftohen të japin mendimet e tyre në takimet sektorial për Dialogun e Stabilizim-Asocimit.

Zyra ndërlidhëse e KE-së  gjithashtu përfshihet me organizatat e shoqërisë civile në Kornizën e Dialogut të SAP-së.